Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh i bindur se në zgjedhjet e 11 majit, forca politike që ai drejton do të dalë fituese.
Në një takim me degën 5 në Tiranë, kryedemokrati u shpreh se askush nuk do ti ndalë për të firmosur fitoren.
Po ashtu ish kryeministri akuzoi qeverinë socialiste se në 12 vite qeverisje i ‘rrokullisën shqiptarët drejt varfërisë’.
Po ashtu Berisha tha se PD do të realizojë fitoren më të thellë që ka njohur ndonjëherë.
Berisha: Ne e kremtojmë këtë vit të ri pas sakrificash reale të imponuara të mëdha, por e kremtojmë pasi jemi ngjitur në një stacion nga i cili është në vullnetin tonë dhe asgjë nuk mund të na ndale për të firmosur më 11 maj fitoren e merituar. Fitore sepse së pari ne nuk jemi si ata, kurrë.
12 vite qeverisje ata i rrokullisin shqiptarët në honet e varfërisë, i rrokullisën ata në një varfëri më të frikshme. Të dominuar nga psikologjia e hajdut që mendon për plaçkën e vjedhur dhe jo për viktimën, edhe këta për 12 vite ngrinë rrogat dhe pensionet.