Sali Berisha mesazh urimi për Vitin e Ri! Kreu i PD-së: 2025-sa nis me ndryshim të madh! Le të bashkohemi për të firmosur rrotacionin

sali berisha mesazh urimi per vitin e ri kreu i pd se 2025 sa nis me ndryshim te madh le te bashkohemi per te firmosur rrotacionin











































Kreu i PD-së, Sali Berisha u ka dërguar një mesazh urimi shqiptarëve për Vitin e ri 2025.

sali berisha

Berisha u shpreh se nata magjike e ndërrimit të viteve pritet dhe festohet me shpresë të madhe për mbarësi në 2025-ën.

Ish-kryeministri, në një videomesazh, u shpreh se viti i ri nis me ndryshim të madh, që është inaugurimi i Donald Trump si president i SHBA-së.

“Pritet një vit plot shpresa kudo në botë, po kështu edhe në Shqipëri. Dallga e këtyre ndryshimeve nuk mund të përjashtojë Shqipërinë dhe shqiptarët”, tha Berisha.

Ai u shpreh se 12 vitet e fundit kanë qenë slilitëse për shqiptarët, ndaj u bëri thirrje për të firmosur, sipas tij, rrotacionin e pushtetit.

Sali Berisha: Të dashur qytetare dhe qytetarë shqiptarë, pak orë na ndajnë nga viti i ri 2025, ndaj dhe nga zemra, ju uroj ju kudo që festoni sonte, në vatrat tuaja familjare, tek miqtë, shokë, në klube, restorante, në udhëtime, spital dhe institucione të vuajtjes së dënimit, Gëzuar Viti e Ri 2025.

Kjo natë magjike pritet dhe festohet me shpresë të madhe për mbarësi dhe të mira në vitin 2025.

Në të vërtetë vitin 2025 nis me një ndryshim të madh. Në Washtingon pas 3 javësh, inaugurohet pushteti i ri i Donald Trump i dalë nga zgjedhjet presidenciale. Rikthimi në pushtet i presidentit Trump shënoi bllokimin triumfit të ekstremit të majtë në SHBA, bllokoi një agreson të vërtetë të identitetin njerëzor, gjinisë, pse jo dhe familjes.

Viti 2025 pritet të jetë gjithashtu një vit paqe ku konflitet e ndezura do të shuhen. Pra pritet një vit plot shpresa kudo në botë, po kështu edhe në Shqipëri. Dallga e këtyre ndryshimeve nuk mund të përjashtojë Shqipërinë dhe shqiptarët. Shqipëria nuk mund të qëndrojë më vendi i qytetarëve që largohen masivisht prej saj, më të keqpaguar në Europë. Nuk mund të jetë më Shqipëria vendi ku nxënësit e shkollave vriten në shkallën më të lartë. Varfëria troket në cdo derë.

Shqipëria 2025 nuk mund të jetë Shqipëria e dhunës dhe terrorit ndaj opozitës, e burgosjes së liderëve të saj dhe deputetëve të saj, nuk mund të jetë Shqipëria e izolimit dhe censurës, e ndalimit të mediave sociale.

Por do të jetë Shqipëria e qytetarëve të lirë, e lirive të respektura. Shqipërinë e 12 viteve që lam pas e vuajtën shumë në tërësi shqiptarët, rinia shqiptare, sepse ëndrrat e saj u bënë të pamundura për tu realizuar në vendin e tyre. E vuajtën qytetarët e këtij vendi që u zhytën gjithnjë e më shumë në varfëri, pensionistët që prekën mjerimin, fermerët që panë ekonomitë e tyre të falimentojnë në qindra dhe mijëra raste, e vuajtën nënat, motrat, gratë shqiptare.

Këto 12 vite kanë qenë vërtet të mundimshme për shumicën dërruese të shqiptarëve, në një mënyrë ose tjetër mund të kenë venitur edhe shpresat, por kurrë nuk duhet të harroni se ne jemi shqiptarë dhe mësimi mëi madh i ekzistencës sonë është se për ne nuk ka gjëra të pamundura. Ndaj le të bashkohemi që në vitin 2025, të krijojmë një front të gjërë për të firmosur së bashku rrotacionin, ndryshimin, të rikthehemi në rrugën e demokracisë dhe integrimit të vendt në BE.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →