Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një takim me personat me aftësi ndryshe.
Gjatë diskutimit me ‘ta Berisha u premtoi se do të investojë për rehabilitimin e tyre.
Berisha tha se për secilin qytetar me aftësi ndryshe, që është kryefamiljar, që mban familjen, familjarët e tij do trajtohen me minimumin jetik.
“Dhe ua them ju këtu sot se paketa e dhembshurisë do fillojë më së pari me ju. Ajo paketë do u japë përgjigje në radhë të parë çështjeve kryesore tuajat.
Në radhë të parë pensioneve dinjitoze. E kam thënë dhe e them, shteti do të përballojë të gjitha llojet e shpenzimeve që duhet të kompensoni për aftësitë ndryshe.
Të gjitha. Shteti do bëjë gjithçka që ju të mund të angazhoheni me aq sa e keni mundësinë, në punë. T’u lehtësojë sa më shumë ju dhe familjet tuaja.
Ai fondacioni që është ngritur për t’ua marrë nga xhepi ato që u japin. Se këta kështu e kanë. Edhe për fermerët japin 56 milionë dhe marrin për vete 30 milionë për rroga dhe u lënë gjithë fermerëve të Shqipërisë më pak se 30 milionë. Edhe këtu të njëjtin qëndrim mbajnë”, tha kreu i PD.
Sali Berisha: Së pari, ju falënderoj për praninë tuaj këtu, përfaqësues të dhjetëra mijëra qytetarëve shqiptarë me aftësi ndryshe dhe t’u siguroj se ky program që ne kemi për ju brenda 100 ditëve të para do të sjellë një ndryshim rrënjësor në qëndrimin e shoqërisë ndaj jush.
Sot, qëndrimi i shoqërisë ndaj jush në një mënyrë apo një tjetër, është një lloj braktisje.Sepse, braktisje është në qoftë se ju për problemet që keni, paguheni me një shumë qesharake.
Në qoftë se, shoqëria nuk bën çdo përpjekje për përfshirjen tuaj brenda atyre mundësive që keni në jetën normale, në punë.
Po të shohësh sot, nga 17 mijë invalidë të deklaruar në gjendje pune, janë gjithsej të punësuar 300-400 prej tyre.
Në administratën shtetërore, që e ka për detyrim, nga 220 mijë punonjës, ka gjithsej 212 invalidë.
Kjo është një aktakuzë shumë e rëndë për këtë administratë.
Dhe unë u garantoj ju të dashur miq se pothuaj një e treta e rrogave që jepen në administratën shtetërore janë në emigracion dhe nuk janë fare në Shqipëri, por janë emra të regjistruar dhe qeveritarët, zyrtarët ndajnë ato paratë njëri me tjetrin.
Kurse ju iu lënë me pensione absolutisht si aktakuzë e rëndë e kësaj vjedhje që bëhet.
140 mijë lekë pensioni, në një kohë kur shumë nga ju jeni kryefamiljarë, keni njerëz për të mbajtur, keni detyrime përveç vetes tuaj, do të thotë t’u dënosh ju me mjerim. Dhe ky, është dënimi me mjerim.
Sepse në qoftë se i jep ti tjetrit 150 mijë lekë të vjetra për të kaluar muajin me të gjithë problemet që ka, ilaçet, etj, ai nuk e përballon dot kurrë jetën.
Ne e kemi shpallur, në Shqipëri nuk do ketë pension nën 200 euro.
Por u garantoj se pensionet për ju, pra ky minimum jetik do tejkalohet sipas shkallës së aftësisë ndryshe, pa asnjë lloj hezitimi.
U siguroj se për secilin qytetar me aftësi ndryshe, që është kryefamiljar, që mban familjen, familjarët e tij do trajtohen me minimumin jetik.
Nuk do mund të bëjë kush korrupsioni mbi ju. Shikoni çfarë djallëzie kanë bërë këta, që nuk e ka kërkush. Ligji që parashikon përmbushjen e nevojave tuaja, ai ligj nuk thotë për qytetarët me aftësi ndryshe, por thotë edhe për qytetarët me aftësi ndryshe, domethënë që të lëshohet edhe lukunia tjetër.
Por, ne qëllimin duhet ta kemi në radhë të parë për këtë grup të shoqërisë, sepse aty është prova e njerëzisë, prova e humanizmit, prova e bamirësisë. Nuk është bamirësi, është detyrim madhor.
vijon…
–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co