“Sali Berisha tregoi vitalitet pas shpalljes non grata”, Bamir Topi: Rrugëtimi i Lulzim Bashës është i vështirë në konjukturat e krijuara

sali berisha tregoi vitalitet pas shpalljes non grata bamir topi rrugetimi i lulzim bashes eshte i veshtire ne konjukturat e krijuara
sali berisha tregoi vitalitet pas shpalljes non grata bamir topi rrugetimi i lulzim bashes eshte i veshtire ne konjukturat e krijuara

I pyetur mbi rolin e Lulzim Bashës në opozitë, ish-presidenti Bamir Topi i ftuar në emisionin “Kjo javë” nga Nisida Tufa në News 24, tha se angazhimet e tij publike janë shtuar dhe se e vetmja mundësi për të është angazhimi.

“Kam përshtypjen që po. Ka filluar të dalë. Të dalësh në media do të thotë të jesh i dukshëm në publik. Sipas këndvështrimit tim, fakti që është angazhuar në këtë drejtim, tregon që është angazhuar në misionin e tij politik. Është një rrugëtim i vështirë për konjukturat që janë krijuar, por është shumë më mirë të jesh protagonist i jetës politike se sa të jesh në pasivitet.

Ka progres të dukshëm në këtë drejtim. Eksperienca e madhe politike dhe organizative e Berishës, e njerëzve që janë lidhur në mënyrë politike dhe strukturore me ta. Kanë pasur strukturave të organizuara të Partisë Demokratike. Pse jo një vitalitet i jashtëzakonshëm i Berishës gjatë periudhës kur u shpall non grata për të ruajtur kontakt me qytetarët. Shqipëria është vend i vogël. Po të jesh i dukshëm, krijon besimin që nuk i ke braktisur. E kundërta ndodhi me z.Basha dhe tani po tenton ta rikuperojë”

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co