Bota

“Sali kishe shkuar tek këneta jote”- Akuzat e Berishës nga Durrësi, reagon Emiriana Sako: Unë dhe Bashkia që drejtoj s’i kemi ndarë kurrë njerëzit në të majtë apo të djathtë













































Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako ka reaguar një ditë pasi kreu i PD-së, Sali Berisha vizitoi banorët e prekur nga tërmeti i 2019, ndërsa u shpreh se nuk kanë marrë bonusin e qirasë, si edhe banesat e tyre ende s’janë ndërtuar.

[embedded content]

“Sali kishe shkuar tek këneta jote”, iu drejtua Sako në një video të publikuar në rrjetet sociale.

Kryebashkiakja e Durrësit u shpreh nuk i kanë ndarë kurrë njerëzit në të majtë dhe të djathtë, duke shtuar se u kanë shërbyer njësoj.

“Po ti pyesje fanatikët e tu që sot kanë shtëpitë e reja më të forta se ato që kishin më parë do të kishin thënë që shtëpitë e reja ku jetojnë familjarët e tyre, i kanë marrë se u takon pavarësisht se nuk kanë votuar kurrë për PS dhe as për mua”, tha ajo.

Emiriana Sako: Sali kishe ardhur në Durrës dje dhe kishe shkuar tek këneta jote, siç e quan ti Durrësin e ri, për të kapur ato viktimat e tua që abuzove siç di ti.

Do të dëshiroja shumë të mos harxhoja asnjë minutë më shumë me ty, për më tepër në këtë fazë ku ke hyrë që të fiket llamba duke folur dhe s’di më e çfarë flet. Sa vite ke pa shkelur aty, çfarë ke bërë për atë zonë përveç faktit që e ke quajtur gjithnjë kënetë? Kur je kujtuar për atë zonë për herë të fundit apo nuk e mban mend as ti.

Mqs se u kujtove 40 ditë para zgjedhjeve, tamam si për të 40 për ata që ti i quan demokratë të pambështetur nga shteti, po të them se kush të çoi atje u tall me ty.

Bujar Hoxha, qytetari që përdore dje për të bërë sikur ai që as baxhanakun e vet nuk njeh kur i vdes, nga verifikimi del se nuk ka aplikuar asnjëherë për dëme nga tërmeti sepse 3 herë që hapëm thirrjet për të dëmtuarit, Bujari me siguri të dëgjonte ty që thoshe ‘kot iu thërrasin, mos shkoni, asgjë nuk do të bëjnë’. Pra Bujarit nuk ia ka fajin askush tjetër përveç teje. Viitove dhe shtëpinë e zonjës Fidane Hoxha, e cila për fat të mirë nuk ka pasur asnjë dëmtim nga tërmeti 2019, po ku pyet ti për të vërtetën, apo jo?

Pastaj rruga Azem Hajdari ka dalë aq mirë sa dhe vetë demokratët aty do ta tregojnë me votë, ndërsa banorët që kanë prishur objektet e tyre 1 katëshe buzë kanalit të bretkosave i kanë sot në xhep kontratat me Bashkinë për të marrë 1 më 1 shtëpitë e reja në lagjen e bukur të Rilindjes që u ngrit nga hiçi.

Po ti pyesje fanatikët e tu që sot kanë shtëpitë e reja më të forta se ato që kishin më parë do të kishin thënë që shtëpitë e reja ku jetojnë familjarët e tyre, i kanë marrë se u takon pavarësisht se nuk kanë votuar kurrë për PS dhe as për mua.

Unë dhe Bashkia e Durrësit që drejtoj nuk i kemi ndarë kurrë njerëzit të majtë apo djathtë, por i kemi shërbyer dhe u shërbejmë njësoj. 1761 banesa të reja janë ndërtuar në Durrës, të gjitha falas për qytetarët, program që nuk është parë kurrë në Evropë.

Pyetja ime për ty është: Si të lënë akoma ata të shtëpisë të dalësh në publik dhe të bëhesh meme përditë? Por kjo nuk është puna ime, puna ime është ta bëj Durrësin më të mirë dhe këtë po bëj. Krenare për qytetin tim dhe PS që me 11 Maj do të marrë fitoren më të madhe ndonjëherë këtu, ditë të mbarë

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co

Similar Posts