Bota

Salianji takim me simpatizantët e PD në Librazhd, deputeti demokrat: Besimi që i është dhënë Rilindjes ka mbjellë vetëm varfëri

salianji takim me simpatizantet e pd ne librazhd deputeti demokrat besimi qe i eshte dhene rilindjes ka mbjelle vetem varferi





































Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka zhvilluar sot një takim më strukturat dhe simpatizantët  demokrat në Librazhd.

ervin salianji 1

Teksa ka ndarë disa momente nga takimi në rrjetet sociale, Salianji shprehet se bashkia e Librazhdit është simbol ku besimi dhe mbështetja që i është dhënë Rilindjes ndër vite ka mbjellë vetëm varfëri, zhgënjim dhe revoltë.

Ndër të tjera ai thekson se bashkë me ekipet në çdo bashki të qarkut të Elbasanit, do të punojmë që jo vetëm zëri i çdo qytetari të dëgjohet fort, por ta shndërrojmë gjithë këtë pakënaqësi qytetare në një rezultat fantastik për Partinë Demokratike.

Reagimi i plotë

Ndalesa e rradhës në takimet prezantuese me strukturat dhe simpatizantët e PD ishte qyteti i Librazhdit. Është ndoshta Bashkia simbol ku besimi dhe mbështetja që i është dhënë Rilindjes ndër vite ka mbjellë vetëm varfëri, zhgënjim dhe revoltë.

Bashkë me ekipet që do të ngremë në çdo bashki të qarkut të Elbasanit, do të punojmë që jo vetëm zëri i çdo qytetari të dëgjohet fort, por ta shndërrojmë gjithë këtë pakënaqësi qytetare në një rezultat fantastik për Partinë Demokratike✌️🇦🇱

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts