Flamur Noka tha në mbledhjen e Federatës së Opozitës se kjo qeveri ka burgosur politikisht tre figura, Sali Berishën, Fredi Belerin dhe Ervin Salianjin.
Sipas tij, Salianji është kurban i Ramës dhe Xhafajt, duke theksuar se ai i burgos sepse denoncoi një trafikant që fshihej pas pushtetit të vëllait ministër.
Noka beri thirrje qe me 7 tetor te gjitha te bashkohen ne protesten e opozites: “Ditën e hënë më datën 7 në orën 18:00 PD vendosi ttë thërrasë qytetarët e këtij vendi për të filluar mosbindjen civile si rruga e vetme që këtij populli i ka mbetur”.
Flamur Noka tha e opozita është në një agresion të pandalshëm për ta asgjësuar atë, por nuk do ja dalin.
Flamur Noka: Berishës i faturuan firmat e Ramës dhe duke sajuar gjera të paqena, por që në fakt konkludio se ishte një flluskë sapuni dhe kjo dosje është dekoratë nderi për Sali Berishës, pasi në 30 vjet që ju bë vettingu nuk iu gjet asnjë shkelje
Vazhdoi me burgosjen e Fredi Belerit si një opozitar që po i merrte bashkinë ku ai kishte projekte për të vjedhure prona. Beleri ishte pengesë që pronat të vidheshin nga Rama. Beleri u burgos politikisht.
Ju tundën prangat kreut të PL vetëm se ky artikulonte dhe nxirrte të vërtetat në shesh.
Vazhdoi sulmet duke i tundur prangat kreut të PR, Fatmir Mediut.
Dashuria e Ramës me Fatmir Xhafës kërkonte një kurban dhe kurbani në ëndrrat e tyre ishte përcaktuar, duhet të ishte Ervin Salianji. Sepse deputetit Salianji vendosi ti thoshte shqiptarëve të vërtetën për një trafikant që fshihej pas pushtetit të vëllait të tij ministër. Ky ishte një vendim i marrë nga Rama dhe Fatmir Xhafa.