![Samiti Botëror i Grave Kryeparlamentare, Nikolla takon Macronin: Barazia s’është çështje gjinore, por vlerë universale 2 samiti boteror i grave kryeparlamentare nikolla takon macronin barazia seshte ceshtje gjinore por vlere universale](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/03/samiti-boteror-i-grave-kryeparlamentare-nikolla-takon-macronin-barazia-seshte-ceshtje-gjinore-por-vlere-universale.jpg)
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, po merr pjesë në Samitin Botëror të Grave Kryeparlamentare, organizuar nga Kryetarja e Asamblesë Kombëtare të Francës, znj. Yawl Braun-Pivet, në 6-7 mars, në Paris.
Në ditën e dytë të Samitit, Nikolla, dhe gratë kryeparlamentare pjesëmarrëse në Samit u pritën në një takim të veçantë nga Presidenti i Republikës Franceze Emmanuel Macron.
“Në Paris, në zemrën e Francës së Deklaratës së të Drejtave të Njeriut dhe Qytetarit, ishte inspiruese shprehja e Presidentit Macron se barazia nuk është një çështje gjinore, por një çështje dhe vlerë universale për qytetërimin e sotëm.”, u shpreh Nikolla pas takimit.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co