Samiti i Bashkësisë Politike Evropiane në Mbretërinë e Bashkuar, Vuçiç: Me Scholz do të bisedoj për Kosovën

samiti i bashkesise politike evropiane ne mbreterine e bashkuar vucic me scholz do te bisedoj per kosoven



































Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se gjatë Samitit të Bashkësisë Politike Evropiane, që mbahet në Mbretërinë e Bashkuar më 18 korrik, Ukraina do të jetë tema kryesore.

vvvv

Ai tha po ashtu se një ditë më vonë në Beograd do të takohet me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, me të cilin do të bisedojë për Kosovën.

“Tema kryesore për ta [në samit] do të jetë Ukraina. [Presidenti i Ukrainës, Volodymyr] Zelensky do të vijë, prandaj ata do të tregojnë unitet”, tha Vuçiç për televizionin Pink.

Takimi i katërt i Bashkësisë Politike Evropiane do të mbahet të enjten dhe do të mbledhë krerët e shteteve apo qeverive të afër 50 shteteve në Pallatin Blenheim, afër Londrës. Në mesin e tyre do të jetë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Serbia është një prej shteteve të pakta evropiane, që pavarësisht thirrjeve të Bashkimit Evropian dhe partnerëve perëndimorë, deri më tani ka refuzuar të vendosë sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës. Zyrtarët nga NATO-ja, OSBE-ja dhe Këshilli i Evropës do të jenë pjesëmarrës në samit.

Sipas njoftimit, pjesëmarrësit në samit do të diskutojnë për përmirësimin e raporteve dypalëshe dhe shumëpalëshe me qëllim të forcimit të sigurisë dhe stabilitetit, por edhe për energjinë dhe migrimin në kontinentin evropian.

Vuçiq foli edhe për vizitën e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, në Serbi më 19 korrik. Ai tha se gjatë kësaj vizite do të zhvillojë “një takim privat dhe shumë të gjatë” me udhëheqësin gjerman. Ky takim do të mbahet pas nënshkrimit të një memorandumi mirëkuptimi sa i përket mineraleve.

“Ne do të bisedojmë për rrugën evropiane të Serbisë, për raportet tona politike, pra edhe në lidhje me ‘Kosovën dhe Metohinë’. Do të bisedojmë për situatën në rajon, por po ashtu edhe për zhvillimin ekonomik, për reformat dhe anëtarësimin në tregun e përbashkët evropian”, tha Vuçiç.

Vizita e Scholzit në Beograd u bë e ditur nga një zëdhënës i Qeverisë gjermane më 17 korrik. Së bashku me të, në Serbi do të udhëtojë edhe zëvendëspresdienti i Komisionit Evropian, Marosh Shefçoviç.

Ata do të marrin pjesë në samitin për lëndët e para. Gjatë këtij samiti, Serbia do të nënshkruajë një memorandum mirëkuptimi me BE-në për partneritet strategjik sa i përket lëndëve të para, furnizimet me bateri dhe makinat elektrike.

Sipas zëdhënësit të Qeverisë gjermane, kjo ka të bëjë me projektin e minierës së litiumit në Serbi./REL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →