Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të Presidentes së Konfederatës Zvicerane, Viola Amherd, ndodhet në Zvicër, ku po përfaqëson Republikën e Kosovës në Samitin e nivelit të lartë të Paqes për Ukrainë.
Në një video-incizim nga atje, e para e shtetit të Kosovës tha në Samitin në Zvicër do të diskutohet për arritjen e paqes në kontinentin evropian.
“Siç e dimë nga përvoja e hidhur në Kosovë nuk mjafton thjesht që paqen ta shohim si koncept të izoluar, sepse në masë të madhe varet nga drejtësia, drejtësia për viktimat, për ata të cilët kanë vuajtur më së shumti gjatë luftës…
Si Kosovë, ne i bashkohemi thirrjeve të të gjithë atyre të cilët shtyjnë para konceptin e paqes së drejtë, paqes së ndërlidhur me drejtësinë për viktimat që kanë vuajtur gjatë luftës…”, tha ajo.
Presidentja e vendit u shpreh tutje se Kosova është në një pozicion në krahasim me të gjithë të tjerët që marrin pjesë në samit që të ndajnë storien, tregimin se si një shtet është ndërtuar nga zeroja, si një shtet që ka vuajtur shumë e ka sakrifikuar shumë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co