Duke marrë shkasë nga kthimit i spitalit “Shefqet Ndroqi” i njohur si Sanatoriumi në spital rajonal, deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, thekson se ky lloj transferimi krijon një dëmtim të dyfishtë. Sipas tij, shkatërrohet një qendër universitare e shkencore. Shehu thotë se vendimi vjen ndërkohë që kryeministri flet për autonomi spitalore dhe në terren ndodh e kundërta.
Reagimi:
Rama flet per “autonomi” spitalore, por behet e kunderta, “dekretohen” spitale Rajonale!
Dhe mbyllen qendrat e ekselences!
Lexoj se Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”, kthehet ne spital Rajonal!
Se pari desheroj te pyes autoret:
Kush eshte ndryshimi midis nje spitali Universitar dhe nje Rajonal?!
Termat per spitale bashkiake, rajonale, terciale, sekondare, jane terma qe i perkasin sistemeve shendetesor te cenrtalizuar, atavizma per ne.
Pra autoret, qe vazhdojne te perdorin terma te tilla te nje sistemi shendetesor te centralizuar, behen pengese tashme e zhvillimit edhe ne vendin tone.
Autonomia spitalore eshte krejt e ndryshme nga terminologjite centraliste, Spital Bashkiak, Rajonal, Sekondar a Terciar.
Ne decentralizimin spitalor, ne nje vend me ekonomi tregu, termi e koncepti zhvillues, konkurues ne “tregun e shendetit”, eshte termi:
Spitali Ndermarje.
Ky mund te “pranoje” edhe nje perkufizim tjeter, Spitali Universitar, qe eshte nje nivel tjeter i lidhur edhe me procesin didaktik.
Keta te dytet mund te jene spitale me shume specialitete, por edhe qendra unike ekselence e universitare, kerkimore shkencore etj.
Sic mendohej se ishte Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” per patologjite pulmonare e respiratore.
Pra me “transfomimin” e tanishem krijohet nje demtim i dyfishte:
1-Shkaterrohet nje qender universitare e shkencore.
2-Edhe mbasi Rama foli per autonomine spitalore, ri konfirmohet e kunderta, fizionomia centraliste e sistemit tone spitalor me percaktimin e “fresket” te tij si Spital Rajonal.
Sic duket kjo Qeveri ose nuk di cfare eshte autonomia spitalore, ose e perdor ate term qellimshem per te maskuar centralizimin e thelle te sistemit shendetesor.
Por nderkaq po mbyllin jo vetem rrugen drejt autonomise, por po shkaterrojne edhe qendrat e ekselences e kerkimore!
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co