Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Ballshit. Një i moshuar, teksa ka marre pensionin në sportelet e postës në lagjen “28 Nëntori”, dyshohet se ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga shkallët, për pasojë ka humbur jetën në vend.
Nga kalimtarët teksa kanë parë të moshuarin të shtrirë përdhe, është njoftuar policia si dhe një ekip mjekësor të cilët nuk kanë mundur ta rikthejnë në jetë. Sipas burimeve nga policia te moshuarit dyshohet se i ka rënë infarkt.
I moshuari si pasoje e rënies pësoi fraktura te renda ne koke duke ndërruar jetë në vend dhe menjëherë trupi i pajetë i tij u dërgua në morgun e spitalit rajonal Fier.
“Sot rreth mesditës, në lagjen “5 Shkurti”, në qytetin e Ballshit, pranë Postës, dyshohet se për shkak të një arresti kardiak ka humbur jetën shtetasi F. A., 75 vjeç, banues në fshatin Hekal, Mallakastër. Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi hetimor rezulton se 75 vjeçari ka rënë nga shkallët si pasojë e arrestit kardiak. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë ligjor të rastit”, sqaron policia.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co