Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Granca”, duke vënë në pranga një 31 -vjeçar që mbante në banesën e tij arme zjarri kallashnikov dhe municione luftarake. Gjithashtu është proçeduar penalisht edhe një 15-vjeçar për moskallëzim krimi.
Vijojnë kontrollet dhe puna e inteligjencës policore, për të garantuar sundimin e ligjit në territor.
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Sarandë, operacioni policor i koduar “Gracka”.
Fshihte në banesë armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 31-vjeçari.
Procedohet penalisht një 15-vjeçar, për moskallëzim të këtij rasti të armëmbajtjes pa leje.
[embedded content]
Sekuestrohen arma e zjarrit, 3 krehra dhe fishekë luftarak.
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore, të siguruar në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për një rast të armëmbajtjes pa leje, në një banesë në fshatin Çukë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë finalizuan operacionin policor të koduar “Gracka”.
Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. G., 31 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 15 vjeç.
Nga kontrolli në banesën e 31-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura, 1 armë zjarri kallashnikov, 3 krehra dhe fishekë luftarak.
Ndërkaq, i mituri u procedua penalisht pasi dyshohet se ishte në dijeni se shtetasi A. G. fshihte armë zjarri dhe nuk kishte kallëzuar krimin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.
#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit🇦🇱
#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️
#denonconë112📞 ✅
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co