“Sauthgejt nuk më pyeste më për lojtarët”, Guardiola: Kolegët më kanë zemëruar, De Bryjne do të na mungojë për pak kohë

sauthgejt nuk me pyeste me per lojtaret guardiola koleget me kane zemeruar de bryjne do te na mungoje per pak kohe





































Pep Guardiola mendon se mungesa e komunikimit me trajnerët e kombëtareve e ka lënë atë shumë të zemëruar, ndërsa kapiteni i Mançester Sitit, Kajl Uoker, u kthye nga grumbullimi me Anglinë me një dëmtim në gju.guardiolaMbrojtësi i djathtë pritet që t’i nënshtrohet disa skanerëve për problemin e zbuluar gjatë fitores 3-1 të Anglisë në Ligën e Kombeve në Finlandë dhe do të humbasë ndeshjen e Ligës së Kampioneve kundër Spartës së Pragës sonte. Guardiola është ende i shqetësuar edhe për Xhon Stonsin, i cili ka një problem muskulor të trashëguar nga fundi i sezonit të kaluar, pas miqësoreve të marsit, në të cilat Uoker u rikthye gjithashtu i dëmtuar.

Dhe ai kritikoi ish-trajnerin e Anglisë, Garet Sauthgejt, i cili zgjodhi të mos pyeste më për mendimin e kolegëve të tij të klubeve edhe kur bëhej fjalë për ndeshje miqësore të “Tre Luanëve” pa ndonjë rëndësi të madhe, ndërkohë që kampionëve të Anglisë u kushtonte me të vërtetë shumë.

“Kur isha lojtar, trajneri i kombëtares i telefononte klubet, tani askush nuk flet”, tha Guardiola në konferencën për shtyp në vigjilje të ndeshjes së tretë të këtij sezoni në Europë. “Ata pyesnin sesi ndihen, si janë? Ndoshta fizioterapistët flasin, por menaxherët kurrë. Në sezonin e parë apo të dytë me Garet po, por tani jo. Nuk kam qenë kurrë aq i zemëruar sa ai moment në mars. Asnjëherë më parë nuk kam qenë kaq i zhgënjyer. Ishte një ndeshje miqësore dhe ne po luanim çerekfinalen kundër Realit të Madridit dhe luftonim për të fituar Premier Ligën. Për një ndeshje miqësore, dy lojtarë që kthehen të dëmtuar. Jo, jo, jo. Nuk më pëlqeu fare”.

Kevin de Bryjne mbetet një problem, ndrësa trajneri katalanas thotë se nuk e di sesa kohë do të mungojë mesfushori. Belgu është jashtë prej një muaji, por nuk do të nxitohet për ta rikthyer në fushë: “Ai nuk është më 22 vjeç. Ai do të qëndrojë jashtë për pak kohë. Ne jemi mirë, me përjashtim siç e dini, të Rodrit dhe Oskarit. Të tjerët po stërviten dhe po përmirësohen. Disa nuk janë 100%, ashtu si Kevin”. Pastaj edhe disa fjalë për kundërshtarin që trajneri i kampionëve të Anglisë nuk e njeh shumë: “Unë nuk e njihja Spartën mirë derisa dy ditë më parë nisa t’i ndjek ata dhe kam krijuar një përshtypje të mirë për ta”.

ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →