“S’e nevojë të shkosh në këtë lloj niveli”- Jul Deda kritika kolegut të tij: Më ka ardhur keq që ka arritur në atë derexhe

se nevoje te shkosh ne kete lloj niveli jul deda kritika kolegut te tij me ka ardhur keq qe ka arritur ne ate





































Aktori i njohur i humorit, Julian Deda, ka reaguar pas një intervistë të dhënë nga kolegu i tij Albano Bodgo, ku ky i fundit u kritikua pasi gjatë bisedës përdorte fjalë banale.

jul deda albano bogdo

Në një reagim të bërë në rrjetet sociale, Juli shprehet se ndihet i keqardhur kur shikon që kolegu i tij ‘ka rënë në këtë derexhe’, ndërsa shton se ekrani në përgjithësi ka një lloj etike, duke nënkuptuar që fjalori i tij nuk i është dukur i përshtatshëm.

Më tej në reagimin e tij, Juli thotë se Albano nuk ka nevojë të bie në këtë nivel të të folurit sepse ka talent dhe është i formuar, e se publikun e ka fituar me talent.

“Ti vëlla nuk ke nevojë të shkosh në këtë lloj niveli sepse ti ke talent. E ke fituar publikun me talentin dhe humorin tënd. E kuptoj kur je nëpër lokale, ose ambiente më intime, por në televizion, ka etikë, aq më tepër orari kur transmetohet”, është shprehur Juli.

Reagimi i plotë i Julit

Kam parë shumë video virale të bëra kohët e fundit, ku në qendër të videove është kolegu im, që kam bërë humor. Me thënë të vërtetën më ka ardhur keq që e kam parë në atë derexhe fjalori, jo se unë jam ëngjëll në të folur, por ka një gjë, ekrani në përgjithësi ka një lloj etike. E kërkon një lloj etike, për të cilën unë tregoj kujdes.

Nuk jam kundër përmendjes së disa fjalëve tek tuk, aty ku shkon, rri fiks, por nëse bëhet qëllim në vetvete nuk është më art. Prandaj them që duhet të kemi shumë kujdes. Unë personin në fjalë e kam pasur koleg dhe e kam koleg, është shumë i talentuar, por kur e shikoj në këto lloj rrethanash them pse, arsyet pse është në këtë derexhe.

Ti vëlla nuk ke nevojë të shkosh në këtë lloj niveli sepse ti ke talent. E ke fituar publikun me talentin dhe humorin tënd. E kuptoj kur je nëpër lokale, ose ambiente më intime, por në televizion, ka etikë, aq më tepër orari kur transmetohet.

Kujtojmë se Albano i ftuar në emisionin e Robert Berishës, “Robi Plaket Kur Don Vet” ka zhvilluar disa lojëra, ku në një moment Albano i ka kërkuar Robertit që të hiqet sikur po flet me të dashurën e tij, e cila supozohet se i ka thënë se e ka tradhtuar me “Buçkon” dhe Valerin, ish-konkurrentë të ‘Ferma Vip’.

Si fillim Roberti ka bërë batuat me të “dashurën imagjinare”, ndërsa në një moment ka kaluar në ofendime për ish-fermerët, ku pjesëmarrës kanë qenë dhe vetë Roberti dhe Albano.

“A di ça ke mujt me bë ti? Ke mujt me më tradhtuar me burra, Atëherë ish bërë m*t. Shpirti im, të fala bënu. Edhe bjeri këtu t’i q* dhe unë”, tha ai ndër të tjera, teksa Arbano “shkrihet” gazi.

@juldeda_Me shume dashamiresi…!♬ original sound – Jul Deda

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →