Bota Kuriozitete Lifestyle

Së shpejti baba për herë të parë, Bardhi Idrizi dedikim për vajzën që pritet të vijë në jetë: Emrin e kemi gjetur, do e zbulojmë tek…

se shpejti baba per here te pare bardhi idrizi dedikim per vajzen qe pritet te vije ne jete emrin e kemi gjetur do e zbulojme tek





































Këngëtari Bardhi Idrizi, i cili së shpejti do të bëhet baba për herë të parë nga lidhja e tij me ish-banoren e BBV, Sara Gjordeni, ka zbuluar se ka planifikuar një këngë dedikuar vajzës së tij.

sara gjordeni bardhi idrizi

Së fundmi artisti ka treguar se ai dhe Sara kanë gjetur emrin për të bijën dhe se ka tre shkronja, por pa dhënë më shumë detaje, pasi këtë surprizë siç e cilësoi ai, do e zbulojë te kënga që po përgatit.

sara-gjordeni-dhe-bardhi-idrizi

“Kam disa projekte gati. Diku pesë këngë që do dalin. E kam dhe një këngë për bebin e vogël. Po pres dhe unë ta realizoj, besoj shumë shpejt. Emrin e kemi vendosur. Është emër shumë i shkurtër, është me tre shkronja. Kështu që po e ruajmë. Edhe pak do e merrni vesh, sepse e kam surprizë te kënga”, u shpreh Bardhi në “She’s On Top”.

sara gjordeni bardhi2

Artisti ndër të tjera ka folur dhe për jetesën e tij në Tiranë pas daljes nga Big Brother, ku u shpreh se jetesa këtu i ka pëlqyer dhe mesa duket dyshja nuk ka plane të kthehet në Kosovë.

 “Po jetoj në Tiranë. Kam katër muaj këtu dhe po më pëlqen shumë. E kemi dhe shtëpinë në Kosovë, por s’po duam të kthehemi më duket. Po më pëlqejnë shumë njerëzit, edhe qetësia që po marr kur dal rrugëve të Tiranës. Shumë dashuri dhe shumë suport ndoshta. Ndoshta dhe publikun e parë që kam pasur, e kam pasur në Shqipëri. Edhe thjesht energjia”, tha Bardhi.

sara gjordeni bardhi (3) sara gjordeni bardhi (4) sara gjordeni bardhi (5) sara gjordeni bardhi (2) sara gjordeni bardhi sara bardhi2

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts