Seanca në Kushtetuese për “Mandatin e Xhakës”, Bardhi: Nuk mund të vihet në pikëpyetje zbatimi i vendimit të gjykatës, mazhoranca e ka injoruar

seanca ne kushtetuese per mandatin e xhakes bardhi nuk mund te vihet ne pikepyetje zbatimi i vendimit te gjykates mazhoranca e ka injoruar

































Në Gjykatën Kushtetuese po mbahet seanca për mandatin e deputetes së Partisë Socialiste, Olta Xhaçka.

BBBBB

Në fjalën e tij, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi është shprehur se secili ka të drejtë të komentojë vendimin e kësaj gjykate, por nuk mund të vejë në pikëpyetje për ta zbatuar atë.

Ai shton se mazhoranca me qëndrimin e saj i ka të drejtën vetes të komentojë dhe ka injoruar vendimin.

Secili prej nesh mund të ketë komente, por nuk mund të vejë në pikëpyetje për të zbatuar vendimin e Kushtetueses

Në këtë rast është lënë pa zbatim një vendim i GJK, por me qëndrimin që ka mbajtur mazhoranca i ka dhënë të drejtën vetes të komentojë dhe ka injoruar vendimin e Kushtetueses” tha Bardhi.

Kujtojmë që Parlamenti votoi me 11 prill kundër dërgimit të mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka për shqyrtim në Gjykatë Kushtetuese, siç kjo e fundit ka urdhëruar në vendimin e janarit 2023.

Pas këtij vendimi, PD vendosi  që të ridepozitojë në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën për mandatin e Xhaçkës.

Ndërkohë që vetë deputetja socialiste Olta Xhaçka ka sqaruar vazhdimisht se nuk e ka shkelur Kushtetutën pasi asnjëherë nuk ka përfituar fonde apo pasuri publike, as ajo dhe as familjarët e saj.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →