Kosova

Seanca në OKB/ Kurti replikon me Vuçiç: Ironike t’i përgjigjesh akuzave për abuzim vendit që ka kryer gjenocidin e fundit të shekullit të 20-të

seanca ne okb kurti replikon me vucic ironike ti pergjigjesh akuzave per abuzim vendit qe ka kryer gjenocidin e fundit te shekullit te 20 te
seanca ne okb kurti replikon me vucic ironike ti pergjigjesh akuzave per abuzim vendit qe ka kryer gjenocidin e fundit te shekullit te 20 te

Seanca e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara po vijon punimet teksa po diskutohen lëvizjet e fundit të qeverisë së Kosovës për heqjen e dinarit, e cila në kërkesën e Beogradit është kundërshtim me Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka replikuar me deklaratat e presidentit serb Vuçiç, duke thënë se është “disi ironike” t’i përgjigjet akuzave të rreme për abuzim me të drejtat e njeriut vendit që ka kryer gjenocidin e fundit të shekullit të 20-të.

Kurti shtoi se Serbia po ashtu paraqet një nga rreziqet më të mëdha për stabilitetin rajonal, ndërsa rikujtoi se brutaliteti i serbëve në vitet ’90 në Kosovë ndryshoi ligjet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut përgjithmonë.

“Është disi ironike t’i përgjigjesh akuzave të rreme për abuzim me të drejtat e njeriut një vendi që ka kryer gjenocidin e fundit të shekullit të 20-të dhe një qeveria që është një nga rreziqet më të mëdha të stabilitetit në rajon. Qeveria serbe në vitet ’90 urdhëroi vrasje dhe kreu gjenocid në Kosovë. Brutaliteti i asaj që u krye ndryshoi ligjet ndërkombëtare përgjithmonë. Këshilli i Sigurimit ka krijuar Tribunalin e Hagës për krimet që Serbia ka kryer në Kosovë, Bosnje e Kroaci. Ne kemi ndërtuar një shoqëri shumetnike dhe kemi ndërtuar një shtet demokratik. Ne jemi krenar për një republikë për të gjithë ku sundon e drejta. Ne bashkë me aleatët kemi ndërtuar shtet demokratik”, tha Kurti.

“Ne me krenari zbatojmë kushtetutën që ka mbrojtjen më të madhe të pakicave”, theksoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts