Seanca për Kosovën në KS/ Ish-ambasadori: Kurti u tregua diplomatik. Andoni: Paraqitje pozitive, por serbëve duhet t’u jepej kohë për dinarin

seanca per kosoven ne ks ish ambasadori kurti u tregua diplomatik andoni paraqitje pozitive por serbeve duhet tu jepej kohe per dinarin
seanca per kosoven ne ks ish ambasadori kurti u tregua diplomatik andoni paraqitje pozitive por serbeve duhet tu jepej kohe per dinarin

Ish-ambasadori Agim Nesho i ftuar në studion e News24 ka komentuar seancën e djeshme të Këshillit të Sigurimit në OKB mes Kosovës dhe Serbisë.

Nesho u shpreh se kryeministri i Kosovës Albin Kurti u tregua shumë diplomatik duke u dhënë përgjigje edhe delegacioneve nga Rusia apo vendet afrikane.

“Kurti u tregua shumë diplomatik, i dha përgjigje edhe ambasadorit rus në OKB. Po ashtu ai u dha përgjigje edhe delegacioneve si Algjeria apo Mozambiku duke u përmendur temën e kolonizimit, diçka e ndjeshme për ta”, tha ai.

Nga ana tjetër analisti Ben Andoni, duke qëndruar në të njëjtën linjë, u shpreh se Kurti u shfaq pozitivisht në një periudhë të vështirë për Kosovën.

Megjithatë, sipas tij Kurti duhet t’u jepte serbëve një periudhë të shkurtër kohore për të kryer tranzicionin nga dinari serb në euro.

“Kurti dje është paraqitur mirë. Kosova është në një periudhë të vështirë dhe Kurti veproi mirë. Për mendimin tim Kosova duhet të ulte nivelin e përfaqësimit për të sfiduar Serbinë. Përkundrejt logjikës për sovranitetin, Kurti duhet të jepte pak kohë për heqjen e dinarit. Strukturat në veri janë shumë të ashpra”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →