Bota

Seancë në Gjykatën e Elbasanit për Dritan Dajtin, rrëzohet kërkesa për përjashtimin e trupit gjykues

seance ne gjykaten e elbasanit per dritan dajtin rrezohet kerkesa per perjashtimin e trupit gjykues



































Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, zhvillohet seanca e radhës e shtyrë ndaj Dritan Dajtit, i cili kërkon verifikimin e përfundimit të dënimit me 25 vite burg.

Dritan-Dajti-1

Mësohet se në këtë seancë nuk është i pranishëm prokurori Neritan Hoxha i larguar nga Vetting këtë javë, por prokuroria përfaqësohet nga prokurori Glenda Zeneli.

Ndërkohë nuk është pranuar kërkesa e mbrojtjes për përjashtimin e trupit gjykues të kryesuar nga Magjistratja Suela Lika.

Dritan Dajti, i cili aktualisht është duke vuajtur dënimin në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit, ka kërkuar deklarimin e përfundimit të ekzekutimit të vendimit të dënimit me 25 vjet burgim.

“Nga përmbajtja e shkresës “Dinamika e vuajtjes së dënimit për të dënuarin” rezulton se nga data e arrestimit, datë 07.08.2009, deri më datë 30.04.2024 i dënuari ka vuajtur gjithësej 24 (njëzet e katër) vjet, 8 (tete) muaj e 13 (trembëdhjetë) ditë”, thuhet në kërkesën për lirim nga qelia.

Dritan Dajti ishte në prag të lirimit nga qelia, por Prokuroria në mars 2019 ankimoi vendimin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, e cila vendosi pranimin e kërkesës për gjykim të shkurtuar të Dritan Dajtit dhe duke ulur dënimin e tij 25 vite burg.

“Prishjen e vendimit nr.13, date 08.02.2019 të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda dhe lënien në fuqi të vendimit nr.95, datë 23.07.2014 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda”, thuhej në njoftimin e Gjykatës së Lartë që rikthyer në burg përjetë autorin e vrasjes së katër efektivëve të policisë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts