Çdoherë vizitat e politikanëve vijnë në momentin e duhur për ta. E tillë ishte vizita e kancelarit Scholz në Dresden të martën (20.08.), ku simbolikisht u vu lopata e parë për ngritjen e një fabrike çipash. Kjo fabrikë e mbështetur me miliarda nga qeveria gjermane do të furnizojë Gjermaninë dhe Europën me çipa gjysmëpërçues. Scholz i quan gjysmëpërçuesit “naftën e shekullit të 21” dhe erdhi vetë personalisht tek hapja e themelit të fabrikës sipas motos: krizë? Çfarë krize?
Këto ditë luan rol thjesht prezenca e kancelarit. Së fundmi atij i është ngjitur atributi i “kancelarit të përkohshëm”. E për këtë iniciatore nuk ishte opozita gjermane, por vetë një partner i koalicionit. Kreu i partisë së Gjelbër, Omid Nouripour në intervistën e verës për ARD e cilësoi qeverinë e koalicionit aktual mes socialdemokratëve, Të Gjelbërve dhe liberalëve si “qeveri të përkohshme” pas epokës së Merkelit.
“Çdo qeveri është qeveria para qeverisë së ardhshme”
Një formulim që ka shkaktuar debate. Duhet kujtuar se vetë kancelari nuk e sheh veten si kancelar të përkohshëm, vetë Scholz vë në dukje me mënyrën e tij të thatë se: “Çdo qeveri është qeveria përpara qeverisë së ardhshme – dhe ndonjëherë është e njëjta.” Në fund të fundit, Scholz pranoi në një dialog me qytetarët në Bremen, të hënën se performanca reale qeverisëse e koalicionit ishte lënë në hije nga proceset e vështira të vendimmarrjes në koalicion. Dhe u bëri thirrje partnerëve të tij të koalicionit që të “qeverisin mirë” dhe “të sillen mirë”.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co