Sefaj: Për të luftuar korrupsionin s’ka nevojë për Komisione, ja pse u ngrit “Xhafaj2″…

sefaj per te luftuar korrupsionin ska nevoje per komisione ja pse u ngrit
sefaj per te luftuar korrupsionin ska nevoje per komisione ja pse u ngrit

[embedded content]

Avokati Indrit Sefaj në emisionin “Open” në News24 duke komentuar qëndrimin e institucioneve të drejtësisë që refuzuan Komisionin anti-korrupsion që drejtohet nga socialisti Fatmir Xhafaj tha se

Sefaj tha se qeveria ka të gjitha mekanizmat për të luftuar korrupsionin dhe nuk ka asnjë arsye pse duhet të krijojë komisione parlamentare.

“Sot qeveria duhet të krijojë ambientet e nevojshme për funksionimin normal të institucioneve të drejtësisë. Unë e kam parë që në fillim ngritjen e këtij komisioni anti-korrupsion, asgjë nuk thotë, gjithçka e rrëmujshme.

[embedded content]

Qeveria të krijojë kushtet, të mbështesë infrastrukturën e institucioneve të drejtësisë. Këta ekspertët që u morën me reformën në drejtësi sot i ke pjesë të institucioneve, nga Gjykata Kushtetuese e kështu me rradhë”, tha Sefaj.

Ai tha se sot nuk ka politikan që nuk do të kapë institucionet e drejtësisë. “Të gjithë duan ta kapin. Fakti që kanë ngritur një komision “Xhafaj2″ tregon se disa gjëra i paskan shpëtuar kësaj mazhorance për të kapur të gjithë drejtësinë”, tha Sefa.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →