Shqipëria do të sfidojë të hënën Spanjën, në ndeshjen e fundit të grupeve të Europianit. Kristi Sejatllari, i dërguari i News 24 në Gjermani tregoi për të rejat nga kampi kuqezi, disa orë para ndeshjes, në një lidhje lidhje me “Euro 24”, në emisionin e drejtuar nga Trevisa Tufa.
“Kudo mund të shikosh tifozë shqiptarë. Shumica pritet të jenë tifozë shqiptarë, ata spanjollë mund të jenë vetëm 10 mijë.
Grupi ishte i plotë, përveç Mihaj që u stërvit i diferencuar. Stërvitja zgjati një orë. Grupi është gati që të japë maksimumin.
Pezullimi i Dakut nga UEFA për thirrjet e bëra- Vendimi u mor kur kombëtarja po përgatitjet për të nisur stërvitjen. Në ato momente, u shfaq i lumtur, ndoshta priste dënim më të ashpër” – tha ai.
Sejatllari tregoi edhe formacionin e mundshëm.
Formacioni i mundshëm, varianti i parë: Strakosha, Mitaj, Gjimshiti, Ismajli, Balliu, Ramadani, Asllani, Laçi, Asani, Broja dhe Bajrami
Formacioni i mundshëm, varianti i dytë: Strakosha, Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj, Abrashi, Asllani, Ramadani, Seferi, Manaj, Bajrami.
[embedded content]
[embedded content]
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co