Sekretari amerikan i Shtetit telefonatë me Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Blinken dhe Fidan diskutojnë për të ardhmen e Sirisë

sekretari amerikan i shtetit telefonate me ministrin e jashtem te turqise blinken dhe fidan diskutojne per te ardhmen e sirise








































Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, në një telefonatë me Ministrin e Jashtëm të Turqisë Hakan Fidan, theksoi nevojën për të mbështetur një proces politik të drejtuar nga Siria në atë vend që “mbron të drejtat e njeriut dhe i jep përparësi një qeverie gjithëpërfshirëse dhe përfaqësuese”, sipas një deklarate nga Departamenti i Shtetit.

fidan blinken

Zoti Blinken dhe zoti Fidan diskutuan gjithashtu mbi nevojën për të parandaluar kërcënimin e terrorizmit ndaj Turqisë dhe Sirisë, thuhet në deklaratë.

Ministria e Jashtme turke tha se gjatë telefonatës dy kryediplomatët diskutuan mbi nevojën për të vepruar në bashkëpunim me administratën e re siriane, për të siguruar një tranzicion të rregullt.

Ministri Fidan i tha Sekretarit Blinken se Ankaraja nuk do të lejojë milicinë kurde YPG të strehohet në Siri, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →