Sekretari i DASH bisedon me presidentin e Autoritetit Palestinez, Blinken: SHBA vijon punën për armëpushimin me Izraelin

sekretari i dash bisedon me presidentin e autoritetit palestinez blinken shba vijon punen per armepushimin me izraelin
sekretari i dash bisedon me presidentin e autoritetit palestinez blinken shba vijon punen per armepushimin me izraelin

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka biseduar sot me presidentin e Autoritetit Palestinez (AP), Mahmoud Abbas.

Gjatë telefonatës, Blinken përsëriti se SHBA “pret me padurim të punojë me kabinetin e ri të Autoritetit Palestinez për të promovuar paqen, sigurinë dhe prosperitetin” dhe “theksoi se një AP i rigjallëruar është thelbësor për të dhënë rezultate për popullin palestinez në Bregun Perëndimor dhe Gaza”, thuhet në një deklaratë nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Blinken theksoi gjithashtu se Uashingtoni “vazhdon punën e tij urgjente për të gjetur një armëpushim si pjesë e një marrëveshjeje pengjesh”, tha ai.

Sekretari i DASH nënvizoi gjithashtu angazhimin e SHBA për realizimin e krijimit të një shteti të pavarur palestinez me garanci sigurie për Izraelin.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →