Nga data 17 deri më 21 qershor 2024, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të vizitojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadanë, thuhet në deklaratën për media të organizatës.
Më 17 qershor, Sekretari i Përgjithshëm do të jetë në Uashington DC, ku do të takohet me presidentin amerikan Joe Biden.
Stoltenberg do të mbajë gjithashtu një fjalim të ndjekur nga Pyetje dhe Përgjigje në Auditoriumin e Qendrës Wilson.
Më 18 qershor, ai do të takohet me Sekretarin e Shtetit të SHBA, Antony Blinken dhe anëtarë të Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë.
(A.A/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co