Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, lëshoi sot një alarm global në lidhje me rritjen e nivelit të ujit në Oqeanin Paqësor gjatë Forumit të Ishujve të Paqësorit (PIF) në Nuku’alofa.
“Unë jam këtu në Tonga për të lëshuar një “SOS” global, për shkak të rritjes së nivelit të detit. Një katastrofë globale po rrezikon këtë parajsë të Paqësorit”, tha zoti Guterres ndërsa prezantoi një raport shkencor që zbulon se nivelet e deteve në këtë rajon të botës po rriten shumë më shpejt se mesatarja globale.
Ishujt e Paqësorit, me popullsi të rrallë dhe pa industri të rënda, emetojnë në mënyrë kumulative më pak se 0.02% të gazeve globale serrë përgjegjëse për ndryshimin e klimës dhe ngrohjen globale.
Ky grup i madh ishujsh vullkanikë dhe atole koralesh, me lartësi të ulët, kërcënohet nga rritja e nivelit të ujit.
Organizata Botërore Meteorologjike (WMO), pjesë e sistemit të OKB-së, ka monitoruar sistematikisht nivelet e ujit me matës të baticës të instaluar përgjatë brigjeve të ishujve të Paqësorit që nga vitet 1990.
Sipas raportit të tij të ri, nivelet e ujit janë rritur deri në 15 centimetra në disa zona të Paqësorit gjatë 30 viteve të fundit. Mesatarja globale gjatë së njëjtës periudhë ishte 9.4 centimetra, sipas shkencëtarëve autorë të raportit.
I’m in Tonga to issue a global SOS – Save Our Seas.
Global average sea levels are rising at rates unprecedented in the past 3,000 years.
The ocean is overflowing because of climate change.
The world must #ActNow & answer the SOS before it’s too late.https://t.co/5bZuelvQ40 pic.twitter.com/B8ltc6Sej5
— António Guterres (@antonioguterres) August 26, 2024
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co