Sekreti i lumturisë? Të kesh dy njerëz të besueshëm në jetën tënde

sekreti i lumturise te kesh dy njerez te besueshem ne jeten tende
sekreti i lumturise te kesh dy njerez te besueshem ne jeten tende

Cili është sekreti i lumturisë? Vlera e marrëdhënieve personale po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme në një botë të lidhur përmes teknologjisë së lartë të internetit, sipas të përditshmes italiane “Il Messaggero”.

Për mirëqenien emocionale dhe më gjerë, lidhjet me të tjerët janë thelbësore.

Psikiatri amerikan, Robert Waldinger zbuloi rëndësinë e të pasurit të paktën dy njerëzve të besuar për t’u drejtuar në kohë nevoje.

“Të kesh lidhje të forta dhe domethënëse me të tjerët përmirëson lumturinë dhe shëndetin”, tha ai.

“Kultivoni miqësi të thella dhe angazhohuni në aktivitete pasionante për të zgjeruar rrethin tuaj shoqëror”, shtoi Waldinger.

“Ndarja e shqetësimeve dhe stresit me të tjerët ndihmon trupin të kthehet në një gjendje ekuilibri”, theksoi psikiatri amerikan, Waldinger.

“Ju gjeni një ekuilibër pasi stresi zhduket, duke ndarë gjendjen tuaj të agjitacionit. Nje shembull? Kur kthehem në shtëpi dhe flas me bashkëshorten time, unë qetësohem”, tha Waldinger.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →