Policia italiane ka sekuetsruar 202 kilogramë kokainë, të gjetura brenda disa makinave, dhe në garazhet e një pallati në Agrate dhe Milano, ndërsa janë arrestuar dy shqiptarë.
Shqiptarët e arrestuar janë të moshës 44 dhe 37 vjeç, ndërsa njëri prej tyre kishte marrë me qira garazhet në të cilat u sekuestrua droga si edhe një apartament në të njëjtin pallat.
Kontrolli nga forcat e ushtrisë filloi në Agrate. Tre patrulla karabinierësh zbritën në parkingun përballë godinës nr. 90 në via Giringhella, lagja rezidenciale prapa qendrës së biznesit Colleoni.
Policia ka ndërhyrë dhunshëm për hapjen e dyerve të garazheve, ndërsa duket se baza e kokainës, ëhstë zbuluar pasi një person, që u shfaq me pranga në duar në momentin e nisjes së operacionit, mund të ketë bashkëpunuar.
Karabinierët gjetën atë që ndoshta e dinin tashmë, sasi kokaine, të fshehura në makina, në një total prej 142 kilogramësh.
Ndërkohë, kolegët nga Milano kanë vijuar operacionin me arrestimin e një personi tjetër, edhe ky shqiptar, të cilit i ishin dorëzuar pak më parë një ngarkesë prej 60 kilogramë të tjera kokainë, që u sekuestrua.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co