Bota Shqiperia

Sekuestrohen 7 kg kokainë, arrestohen dy shqiptarë/ Ja si u kapën nga policia

sekuestrohen 7 kg kokaine arrestohen dy shqiptare ja si u kapen nga policia
sekuestrohen 7 kg kokaine arrestohen dy shqiptare ja si u kapen nga policia

Dy shqiptarë, të moshës 21 dhe 25 vjeç, u arrestuan nga policia, në episode të ndryshme, pasi në automjetet që drejtonin u gjet një sasi prej 7 kg kokainë.

Shqiptarët u arrestuan nga patrullat e policisë rrugore në autostradën A4 në Verona. Ndaj tyre janë ngritur akuzat e posedimit me qëllim shitjen e një lënde narkotike si kokainë në dy ngjarje të ndara.

Arrestimi i parë u bë të mërkurën e kaluar, 11 shtator 2024, i një shtetasi shqiptar në bordin e një Passat SW, i ndaluar fillimisht për një kontroll normal, pranë një lagjeje përgjatë autostradës A4 në Bashkinë Sommacampagna. Policia ka dyshuar për sjelljen e të riut dhe ka ushtruar kontrollin e makinës, duke gjetur një pako me pak më shumë se 1 kg kokainë, të fshehur në një ndarje të fshehur poshtë sediljes së pasagjerit.

Arrestimi i dytë u bë mbrëmjen e së enjtes, 12 shtator 2024, kur në pranga përfundoi një tjetër shtetas shqiptar. I kontrolluar nga efektivët brenda Zonës së Shërbimit “Scaligera” në Bashkinë Soave, iu gjetën gati 6 kg kokainë, e ndarë në 5 pako, të fshehura në bagazhin e makinës. Të dy shtetasit e huaj u arrestuan dhe u shoqëruan në burgun e Verona Montorio.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts