Sekuestrohen 80 kg kokainë në Itali, arrestohet shqiptari

sekuestrohen 80 kg kokaine ne itali arrestohet shqiptari
sekuestrohen 80 kg kokaine ne itali arrestohet shqiptari

Ushtarakët e Komandës Provinciale të Guardia di Finanza të Torinos kanë identifikuar dhe arrestuar një shqiptar 52-vjeçar të gjetur në zotërim të mbi 80 kilogramëve kokainë të pastër, e destinuar sipas hetuesve për shitje në rajonet e Italisë veriore, kryesisht në Piemonte dhe Lombardi.

Në Brignano Gera d’Adda në provincën e Bergamos, u ndalua një makinë me një shqiptar në bord, i cili në pamjen e policisë filloi të shqetësohej. Oficerët dyshuan, kontrolluan makinën dhe gjetën kokainë.

Nga kontrolli u sekuestruan 74 blloqe kokainë, me peshë mbi 80 kilogramë, të cilat ishin fshehur në fundet false të makinës me të cilën udhëtonte shqiptari dhe në një makine të dytë në garazhin e tij në shtëpi. Gjithashtu, në banesën e tij janë gjetur edhe 35 mijë euro.

Kjo sasi droge, nëse do të hidhej në tregun me pakicë, mund të sillte të paktën 8 milionë euro. 52 vjecari është arrestuar për trafik dhe posedim të lëndëve narkotike ose psikotrope, me rrethanë rënduese sasinë e madhe, nisur nga ngarkesa.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →