Sekuestrohet pallati me vlerë 1 milion euro në pronësi të Pëllumb Tudës! Dyshohet se është vendosur me para krimi

sekuestrohet pallati me vlere 1 milion euro ne pronesi te pellumb tudes dyshohet se eshte vendosur me para krimi





































Një pallat me vlerë 1 milion euro është sekuestruar në Durrës tek Ura e Dajlanit, shumë pranë vijës bregdetare.

sekuestrohet-pallati1

Raportohet se ky pallat është ndërtuar me para krimi.

Pallati ka qenë në sekuestro preventive. Ndërtesa është në pronësi të Pëllumb Tudës, që është me precedent penal.

Dyshohet se pallati është bërë me para nga trafiku i lëndëve narkotike. Ndërtesa po sekuestrohet në mënyrë përfundimtare.

Në korrik 2014 Pellumb Tuda doli nga bugu me leje dhe plagosi dy persona në Durrës, duke u vendosur sërish në pranga.

Gjithashtu ai u denoncua para 5 viteve nga banakieria në klubin në pronësi të tij sepse Pëllumb Tuda kishte dashur ta shfrytëzonte për prositucion.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →