Senatorët “e fikur” dhe afrimet pa ndikim, përse vuajti Partizani kundër Marsaslokut

senatoret e fikur dhe afrimet pa ndikim perse vuajti partizani kunder marsaslokut


































Partizani nuk bindi kundër Marsaslokut dhe ky është një fakt. Pavarësisht forcës së kundërshtarit, skuadra e kuqe ishte shumë e zbehtë në lojën e saj dhe u duk sikur ra në “llumin” e ritmit të kundërshtarit, pa arritur të jetë skuadra shpërthyese në sulm dhe e hekurt në mbrojtje. Goli i 1-1 ishte aftësi e Jurit, por edhe një neglizhencë e lojtarëve, që lejojnë sulmuesin të koordinohet pa presion në momentin e goditjes.partizaniSENATORËT – Pavarësisht deklaratave ku Shehi përpiqet të amortizojë gabimet e të tijve, duhet thënë se skuadra nuk iu përgjigj trajnerit siç pritej dhe siç duhej. Vëmendjen e tërhoqën disa nga senatorët. Pjesa më e madhe e lojtarëve kryesore u dukën pa dëshirën e zakonshme. Mund të jetë prej aspektit fizik për shkak se është vetëm ndeshja e parë, por jo vetëm. Më së shumti duket sikur disa nga lojtarët kryesorë të ekipit i “ka turbulluar” disi merkatoja dhe nuk janë të qetë. Fakti që një pjesë e tyre presin të largohen dhe klubi po bën rezistencë, mund të ketë shkaktuar këtë demotivim të momentit.

AFRIMET – Diçka që ra në sy ishin zëvendësimet e të kuqve, tri prej të cilave ishin lojtarët e ardhur si produkt i merkatos. Zeka, Zguro dhe Piloto hynë në fushë për të provuar t’i japin një tjetër ritëm ndeshjes, por nuk ia dolën në asnjë moment. Për shumë problematika dhe arsye, duhet thënë se të tre këta lojtarë nuk duken në gjendje për të ndikuar në mënyrë të menjëhershme në ndihmë të ekipit. Fakti është se të tre vijnë pas një sezoni si titullarë dhe protagonistë nëpër ish-ekipet e tyre të vjetshëm, por pavarësisht kësaj, duket sikur për ta gjithçka ka nisur nga e para dhe kanë nevojë për kohë.

TË VOGLAT – Në dy vitet e fundit kemi parë që skuadrat më të vogla në letër se Partizani, gjithnjë i kanë shkaktuar probleme të kuqve dhe i kanë bërë të vuajnë. E pamë vjet gjatë gjithë sezonit në Kategorinë Superiore dhe kjo ndodhi edhe kundër Marasaslok, që mbetet një kundërshtar konsiderueshëm më i dobët se “demat”. RIFA – 17-vjeçari mund të themi se është ndër të vetmet nota pozitive të betejës së parë me Marsaslok. Djaloshi ishte lojtari më krijues në fushë dhe për më tepër dha asist në ndeshjen e parë zyrtare si “dem”. Bëri ndeshje më të mirë se shumë nga lojtarët senatorë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →