Ish-lideri separatist i Katalonjës, Carles Puigdemont, u rikthye në Spanjë të enjten pas shtatë vjetëve në mërgim, dhe mori pjesë në një tubim në Barcelonë, duke e shtyrë policinë spanjolle ta nisë një kërkim të madh për kapjen e tij.
Me gjithë praninë e madhe policore, Puigdemont foli para mijëra ndjekësve të vet në kryeqytetin katalonas në afërsi të Parlamentit katalonas, duke u thënë atyre se synon ta ringjallë përpjekjen për pavarësi, e cila e kishte zhytur Spanjën në krizë politike më 2017.
“Ata mendonin se do ta festonin arrestimin tim dhe mendonin se ky ndëshkim do të na dekurajonte neve dhe juve. Epo, gabuan”, tha ai.
Pasi e përfundoi fjalimin, Puigdemont doli mbrapa skenës, dhe policia e mediat nuk ishin në gjendje ta gjenin vendndodhjen e tij më.
Një person me altoparlant i bëri thirrje turmës ta shoqëronte Puigdemontin në një marsh drejt Parlamentit të Katalonjës. Por, derisa zyrtarë të lartë të partisë Junts së Puigdemontit dhe anëtarë të partisë së moderuar separatiste, Esquerra Republicana de Catalunya, marshuan drejt ndërtesës parlamentare, Puigdemonti u fut në një veturë të bardhë policore, e cila i takonte një zyrtar të policisë rajonale, tha një burgim i Qeverisë katalonase.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co