Carles Puigdemont nuk është më në Spanjë dhe nuk do të dorëzohet kurrë, ka thënë avokati i tij, Gonzalo Boye, pas rikthimit dramatik në Barcelonë të ish-presidentit të rajonit të Katalonjës.
Lluis Llach, këngëtar katalonjas, ka thënë se Puigdemont është “i sigurt dhe i lirë”, ndërsa Jordi Turull, sekretar i partisë së Puigdemontit, ka thënë se ai është rikthyer në shtëpinë e tij në Belgjikë.
Turull ka pretenduar se Puigdemont kishte synim ta dorëzonte veten te policia sapo të futej në ndërtesën e parlamentit, por se u tërhoq pasi pa prezencë të madhe të policëve. Sipas Turullit, ai vendosi të mos dorëzohej që ta kursente policinë e Katalonisë nga turpi nëse fotografohej duke e arrestuar.
Megjithatë, videot kanë treguar se Puigdemont nuk ka bërë përpjekje të arrijë në parlament dhe se pas fjalimit kishte shkuar menjëherë të automjeti dhe kishte ikur.
Puigdemont nuk kishte shkelur në tokën spanjolle që nga viti 2017 kur autoritetet urdhëruan arrestimin e tij për organizimin e referendumit të paligjshëm të pavarësisë së Katalonjës. Urdhërarresti vazhdon të jetë aktiv. Në vitin 2017, shmangu autoritetet duke u larguar fshehurazi nga Spanja dhe gjeti strehim në Waterloo, pak jashtë Brukselit. Prej aty, Puigdemont drejtoi lëvizjen katalonjase për pavarësi në skenën ndërkombëtare, duke u bërë anëtar i Parlamentit Evropian në vitin 2019.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co