Të dielën në Zubin Potok janë hasur disa fotografi të terroristit Milan Radoiçiç.
Po ashtu në disa objekte janë hasur edhe mbishkrime, duke kërkuar edhe kthimin e tij “Kthehu Radoiçiç”, “Serbët s’mund të vuajnë më shumë”.
Lidhur me rastin policia ka nisur hetime për “nxitje të urrejtje”.
“Pas përfundimit të procedurave, me vendim të prokurorit, është iniciuar hetim dhe është urdhëruar që të ndërmerren veprimet e nevojshme që të identifikohen të dyshuarit dhe të sigurohet prezenca e tyre”, tha drejtori për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co