“Serbia më pranë anëtarësimit në BE se Kosova”, Osmani reagon ndaj deklaratës së ambasadorit të SHBA: Kjo fyen shtetet demokratike

serbia me prane anetaresimit ne be se kosova osmani reagon ndaj deklarates se ambasadorit te shba kjo fyen shtetet demokratike
serbia me prane anetaresimit ne be se kosova osmani reagon ndaj deklarates se ambasadorit te shba kjo fyen shtetet demokratike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është kundërpërgjigjur ambasadorit të SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, që në një intervistë të martën tha se Serbia është më afër NATO-s sesa Kosova.

Në fjalën e saj për mediat, Osmani ka thënë se të gjithë ata që thonë se Serbia është afër NATO-s i fyejnë jo vetëm shtetet demokratike, por edhe viktimat e Serbisë së Sllobodan Millosheviçit.

“Ekziston vetëm një shtet që është më larg NATO-s se Serbia, e ai shtet është Rusia e Putinit. Një shtet si Serbia, që vazhdimisht ka shkelur vlerat kryesore mbi të cilat qëndron NATO, mbrojtjen nga forcat autoritare, mbrojtjen nga shtetet që shkelin rregullat bazike të së drejtës ndërkombëtare, lëre më që është larg NATO-s, por as që mund të ëndërrojë një ditë të jetë pjesë e NATO-s”, ka deklaruar Osmani.

Hill për televizionin shtetëror serb “RTS” të martën mbrëma kishte thënë se “nëse shikohet se kush është partner i NATO-s, Serbia është shumë më afër NATO-s se Kosova, në këtë moment po, kjo është shumë e vërtetë për tani”.

Osmani ka thënë se Serbia, për shkak se është kundër vlerave të NATO-s, nuk ka shprehur asnjëherë gatishmëri të anëtarësohet në aleancë.

“Është i vetmi shtet i Ballkanit Perëndimor që vazhdimisht ka deklaruar se nuk do të anëtarësohet në NATO dhe se është kundër NATO-s. E treta Serbia është shtet që para pak muajsh ka kryer akt agresioni kundër Republikës së Kosovës, që vazhdimisht tenton të shkatërrojë Bosnjë-Hercegovinë përbrenda, të njëjtën e bën edhe me Malin e Zi. Kjo nënkupton se ky është një shtet njësoj si Rusia, që shkel parimet e vlerat e fqinjësisë së mirë, por në të njëjtën kohë ndërmerr veprime konkrete të dhunshme, duke i konsideruar fqinjët përreth si shtete të përkohshme e jo si shtetet të përhershme siç jemi ne”, ka thënë Osmani.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →