Sergei Lavrov në Maltë/ Vizita e parë e ministrit të Jashtëm rus në një vend të BE-së që nga fillimi i luftës në Ukrainë

sergei lavrov ne malte vizita e pare e ministrit te jashtem rus ne nje vend te be se qe nga fillimi i luftes ne ukraine








































Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov planifikon të vizitojë Maltën muajin e ardhshëm për të marrë pjesë në një takim të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, sipas mediave ruse.

sergei

Udhëtimi në Maltë, për një takim të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të OSBE-së të planifikuar për 5-6 dhjetor, do të jetë hera e parë që Lavrov udhëton në një vend të BE-së që kur Rusia nisi pushtimin e saj të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, shkruan media ruse “Vedomosti”.

Ndërsa Brukseli vendosi sanksione ndaj Lavrov për rolin e tij në luftë, BE-ja nuk i vendosi ndalim të udhëtimeve, duke lënë në këtë mënyrë një kanal komunikimi me kryediplomatin rus.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë Maria Zakharova konfirmoi se Lavrov ka në plan të udhëtojë në Malta, ndërsa Ambasada e Maltës në Rusi tha se ftesat për takimin e 5-6 dhjetorit “do t’u dërgohen të gjitha delegacioneve të OSBE-së në kohën e duhur”.

Hera e fundit që Lavrov vizitoi një vend të BE-së ishte një udhëtim në Stokholm për një mbledhje të OSBE-së në dhjetor 2021, sipas ministrisë së jashtme ruse, shkruan Politico.

Në vitin 2023, Lavrov vizitoi Maqedoninë e Veriut për një takim ministror të OSBE-së , pasi Bullgaria dha lejen që avioni i tij të kalonte hapësirën e saj ajrore gjatë rrugës për në Shkup.

Vizita ngjalli kritika nga Kievi, me disa vende, duke përfshirë Ukrainën, Letoninë, Estoninë dhe Lituaninë që zgjodhën të bojkotojnë takimin për pjesëmarrjen e Lavrov.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →