Serie A/ Lazio start pozitiv, fitore me përmbysje ndaj Venezias, Roma “ngec” në Sardenjë

serie a lazio start pozitiv fitore me permbysje ndaj venezias roma ngec ne sardenje
serie a lazio start pozitiv fitore me permbysje ndaj venezias roma ngec ne sardenje

E djela në mbrëmje ka rezervuar edhe ndeshjet e para në këtë kampionat për dy klubet romane Lazion dhe Romën. Skuadra e Lazios fitoi pa shumë probleme në Olimpico ndaj Venezias, e cila është ngjitur këtë sezon në elitën e futbollit italian.

Ndeshja nisi jo mirë për bardh e kaltrit që e panë shumë shpejtë veten në disavantazh, pas golit të Andersen që në minutën e 3-të. Por reagimi i lacialëve erdhi shumë shpejtë me Castellanos që shfrytëzoi një gabim të mbrojtësit kundërshtar dhe gjeti golin e barazimit pas 8 minutash. Goli i avantazhit për vendasit erdhi vetëm në fund të fraksionit të parë, teksa Zaccagni shndërroi në gol një 11 metërsh. Në pjesën e dytë të besuarit e teknikut Baroni administruan mjaft mirë avantazhin, madje shënuan edhe golin e 3-të, 9 minuta nga fundi i kohës së rregullt, pas autogolit të Altare.

Ndërkohë me rrjeta të paprekura përfundoi sfida tjetër, ajo e zhvilluar në Sardenjë mes Cagliarit dhe Romës. Skuadra e Daniele De Rossit shihet si një nga skuadrat që mund të futet në vallen e skuadrave pretendente këtë sezon, pas merkatos që ka zhvilluar deri më tani, me blerje të tilla si Matias Soule dhe ukrainasi Dovbyk. Të dy blerjet e reja ishin titullarë, por nuk arritën dot të bënin diferencën në këtë ndeshje të parë. Verdh e kuqtë qarkulluan më shumë topin dhe ishin më kërkues për të gjetur golin e fitores, por ishin të pafat. Ndërkohë Paulo Dybala, njeriu i momentit tek Roma për shkak të zërave të merkatos që e shohin larg Romës, u aktvizuar në këtë sfidë vetëm 20 minutat e fundit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →