Sport

Serie A/ Milan “harron” të fitojë, barazim 2-2 ndaj Lazios, Napoli e bën “dramë”, fitore me përmbysje ndaj Parmës

serie a milan harron te fitoje barazim 2 2 ndaj lazios napoli e ben drame fitore me permbysje ndaj parmes
serie a milan harron te fitoje barazim 2 2 ndaj lazios napoli e ben drame fitore me permbysje ndaj parmes

Milani duket se ka harruar si fitohet në kampionat! Kuqezinjtë e trajnerit Fonseka, nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2 në duelin e javës së 3-të të Serisë A, teksa duhet të presin ende për të provuar shijen e fitores në këtë sezon.

Kuqezinjtë shënuan të parët me Pavloviç në minutën e 8-të, teksa pjesa e parë u mbyll me shifrat 0-1.

Në fragmentin e dytë të lojës vendasit shënuan 2 herë, Brenda 4 minutash, me Kastelanos dhe Dia në minutat 62 dhe 66 duke përmbysur përkohësisht rezultatin, teksa për të shmangur humbjen mendoi Rafael Leao në minutën e 72-të.

Për sa  i përket mbrojtësit të Kombëtares, Elseid Hysaj, ai u aktivizua në minutën e 90-të të sfidës.  Vlen për t’u përmendur fakti se Teo dhe Leao, dy nga “yjet” e skuadrës u aktivizuan në pjesën e dytë nga Fonseca dhe të dy futbollistët nuk ngurruan të shfaqnin hapur paknaqësinë ndaj teknikut portugez, teksa gjatë “cooling break” vendosën të qëndronin larg pjesës tjetër të skuadrës.

Ndërkohë Napoli e bën dramë, teksa arriti një përmbysje fantastike vetëm në kohën shtesë ndaj Parmës me rezultatin 2-1. Miqtë gjetën të parët rrugën e rrjetës me anë të Boni në minutën e 19-të, me 11 metërsh. Sulmuesi i Parmës u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, teksa pjesa e parë u mbyll me shifrat 0-1.

Në fragmentin e dytë të lojës, trajneri Konte hodhi në fushë Spinacolën dhe Lukakun që gatuan golin e barazimit. Sulmuesi belg debutoi kështu me gol, duke tundur rrjetën në minutën 90+2, ndërkohë që për golin e përmbysjes mendoi Anguisa në minutën e 90+6 pas asistit të David Neres.

Me këtë fitore Napoli u ngjit në kuotën e 6 pikëve.

Për sa i përket 2 sfidave të tjera të Serisë A të zhvilluara në orën 18:30, Empoli i Ismajlit barazoi 1-1 në transfertë ndaj Bolonjës, ndërkohë që Leçe e Ramadanit dhe Berishës fitoi 1-0 ndaj Kaljarit, me Ylber Ramadanin që ishte njëri prej më të mirëve në fushën e lojës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts