Historia e Lautaro Martinezit po nis që të shihet me sytë djallëzorë të tij që e urren pankinën. Është një histori e gjatë 20-vjeçare që lidh një djalosh të fiksuar me golin me një njeri goli.Është bomberi i dy botëve, i cili tani po ngrihet në piedestal dhe po feston me flamujt e Interit dhe të Argjentinës. Përpara sesa të bëhej kampion i botës, i Italisë dhe i Amerikës së Jugut, Lauti qëndronte i trishtuar pranë pankinave, duke parë shokët e tij që festonin. Ishte ylli i Rasing Avejanedës, por përpara tij luanin lojtarë të tjerë si miku i tij Brian Mansija, që konsiderohej një lojtar më gati sesa ai. Por jeta e tij ndryshoi në fundin e një jave në mesin e verës. Ashtu siç ndodhi në fakt në SHBA, dy natë më parë.
“Ishim në plazh dhe unë u futa në vendin e Brian, i cili u dëmtua dhe shënova golin e fitores”, thotë ai. Ashtu si kundër Kolumbisë. Lautaro u fut në fushën e lojës në minutën e parë të shtesës. Sulmoi një top në mesfushë, nisi aksionin dhe pastaj shënoi golin e fitores, duke i dhuruar Argjentinës Kupën e dytë radhazi të Amerikës. Për më tepër e mbylli si golashënues me 5 gola në 6 ndeshje.
TANI RINOVIMI- Lautaro ka mbyllur një nga sezonet më të mira të karrierës së tij. Një tjetër është ai i vitit 2022, në Botërorin që gjithashtu i ndryshoi jetën dhe karrierën. Edhe në atë kompeticion ishte në stol dhe me sytë e egër që kërkonte patjetër të aktivizohej më shumë. “Ai vuajti shumë për përjashtimin, por kurrë nuk hoqi dorë nga puna për t’u rikthyer”, ka thënë trajneri. Ky është Lautaro. Një njeri që ta bën të qartë se nuk është aspak i lumtur të rrijë jashtë fushës së lojës, por kur futet nga stoli mund të vendosë fatet e kompeticioneve. Viti 2024 ishte ai i yllit të dytë për Interin. E fitoi kampionatin si golashënues me 24 gola dhe po ashtu edhe Kupën e Amerikës. Tani në listën e trofeve dhe në palmaresin e tij mungon Champions-i dhe gjithashtu rinovimi me Interin. Gjithçka është programuar për fillimin e stërvitjes sepse akordi është arritur deri në vitin 2029 me 10 milionë euro rrogë, ku janë të përfshira edhe bonuset. Argjentinasi do të hedhë firmën me synimin e qartë: Europën.
CHAMPIONS- Ndërkohë është duke shijuar pak detin bashkë me familjen me një medalje më shumë, përpara se të nisë të vrapojë. Viti 2024- 2025 i zikaltërve do të jetë shumë i gjatë dhe askush nuk do ta ketë kënaqësinë që të pushojë. Më 17 gusht do të nisë kampionati kundër Xhenoas, pastaj Championsi, Kupa e Italisë dhe pastaj Botërori i Klubeve që do të luhet vitin e ardhshëm nga 15 qershori deri më 13 korrik me një formulë të re me 32 skuadra. Lautaro duhet që të ruajë nderin e etiketës të fituar në vitin 2021, si heroi i dy botëve, Itali dhe Argjentinë. Ndërkohë që skuadrat janë duke vuajtur për një golashënues dhe këtë e pamë edhe në Europian, Interi ka në përbërjen e tij një prej bomberëve më të mirë të momentit.
GENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co