Gjyqtari i Superiores, Florian Lata, duket se shumë shpejt ka fituar besimin e UEFA-s e cila që në edicionin e tij të parë me stemën ndërkombëtare në kompeticionet e saj, po i cakton ndeshje rregullisht.
Lata debutoi në Europë si gjyqtar kryesor me ndeshjen e turit të parë të Ligës së Konferencës mes Floriana të Maltës dhe Tre Pene të San Marinos më 11 korrik. Tashmë UEFA i ka caktuar atij ndeshje edhe në turin e dytë të këtij kompeticioni.
Lata do të drejtojë ndeshjen e të enjtes në Azerbajxhan mes Sumqait vendas dhe Fehervar të Hungarisë. Asistentë të tij këtë herë do të jenë Xhulio Mani dhe Rejdi Zaimi. Ndëkrohë, gjyqtar i katërt është caktuar Kreshnik Cjapi.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co