Sport

Sfida vendimtare në Ligën e Kampioneve, Bajern Mynih merr vendimin për Manuel Nojer













































Bajern Mynih shpreson ende të përmbysë Interin dhe të kalojë në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve. Humbja 2-1 në Mynih ka komplikuar planet e bavarezëve, të cilët shpresojnë se me kthimin nga dëmtimet të disa lojtarëve kryesorë, të mund të kenë më shumë shanse përballë skuadrës italiane.

nojer

Një nga emrat që ishte në dyshim ishte Manuel Nojer. Portieri gjerman ishte në garë me kohën pas dëmtimit që pësoi pak kohë më parë dhe shpresonte të ishte i gatshëm të paktën për duelin e dytë ndaj Interit.

Por sipas “Bild”, në klub është marrë vendimi që të mos rrezikohet me portierin veteran, për të mos përshkallëzuar edhe më shumë dëmtimin e tij, meqë ai nuk i është kthyer ende stërvitjes së plotë.

Kësisoj, ai do të jetë përsëri spektator për ndeshjen në Itali, ndërsa vendin në portë do e mbajë 21-vjeçari Jonas Urbig, të cilin Bajerni e bleu nga Këlni në janar për 7 milionë euro. Me paraqitjet e tij, Urbig  ka treguar se mund të jetë një investim i rëndësishëm për të ardhmen, kur Nojer të varë dorashkat në gozhdë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co

Similar Posts