Në rubrikën “Opinion” në News24 po diskutohet në lidhje me rreziqet e rrjeteve sociale dhe specifiksht sfidave që nxisin reagim nga adoleshentët dhe fëmijët.
Psikologia Lenida Halilaj është shprehur se rrjetet sociale, kryesisht Tik Toku, është i preferuar nga adoleshentët pasi krijon idenë e një hapësire të sigurt dhe plotëson nevojën e tyre për t’u ndjerë të rëndësishëm.
Ndërkohë Laura Kalaja mësuese e shkollës fillore “Kosova”, ka deklaruar se bëhet një punë e madhe në informimin e fëmijëve rreth rreziqeve të rrjeteve sociale. Ajo ka shtuar se fëmijët kanë vështirësi edhe në shprehjen në gjuhën shqipe, pasi dëgjojë dhe shohin video në anglisht.
Xhesika Gremi, oficere e sigurisë në shkollën “Sami Frashëri”, u shpreh se Hallka kryesore për ndihmën ndaj adoleshentëve, janë prindërit.
[embedded content]
“Çdo fillim viti bëhen takime me prindërit ku i komunikojmë ndalimin e përdorimit në ambientet e shkollës. I komunikohen rreziqet dhe i kërkohet ndihmë për mbarëvajtjen e fëmijës”, tha ajo.
Pjesë nga biseda:
Psikologe Lenida Halilaj: Adoleshenti kalon një fazë krijimi identiteti dhe është e rëndësishëm për të, të jetë pjesë e një komuniteti, çka rrjetet sociale ta mundësojnë. Tik Toku të hap aksesin për tu bërë i rëndësishëm që u duke u bashkuar me variablin “Adoleshent”, krijon idenë e një hapësire të sigurt. Target grupi i adoleshentëve dhe fëmijëve, janë të ekspozuar nga çdo gjë e mundshme dhe pse nuk lidhen me kontentin ku duhet të kenë akses.
Laura Kalaja mësuese e shkollës fillore “Kosova”: Fëmijët kanë mundësi aksesi në telefon edhe pa mbikëqyrjen e prindërve. Fëmijët janë të informuar rreth rreziqeve pasi herë pas here bëjmë trajnime.
Të ekspozuar edhe fëmijët 5-11 vjeç. Është e rrezikshme. Mundohem si mësuese t’i ingranoj me detyra edhe prindërit, duke përdorur sloganin “Mëso duke bërë”. Të mësojnë psh duke gatuar, që të shmangin qëndrimin në internet. Janë edhe prindërit që na kërkojnë ndihmë.
Në shkolla ndalohet telefoni. E marrin pas përfundimit të mësimit.
Kemi bërë shumë takim mbi rreziqet, me prindërit. Fëmijët kanë vështirësi edhe në shprehjen në gjuhën shqipe, pasi dëgjojë dhe shohin video në anglisht.
Xhesika Gremi, oficere e sigurisë në shkollën “Sami Frashëri”: Çdo fillim viti bëhetn takime me prindërit ku i komunikojmë nbdalimin e ëprdorimit në ambientet e shkollës. I komunikohen rreziqet dhe i këkrohet ndihmë për mbarëvajtjen e fëmijës.
Miratohet një plan pune dhe bashkë me klubet e nxënësve, ku zhvillohen aktivitete në rang skolle dhe klase, ku lobohet për rrezikun e rrjeteve sociale. Prindërimi ëhstë bërë i vështirë kur prindërit punojnë shumë për të siguruar një jetesë të kënaqshme për famijen, ndaj fokusi kërkohet gjatë pasdites.
Hallka kryesore për ndihmën ndaj adoleshentëve, janë prindërit.
Gentian Mullai: Policia element të parë të përmbushjes së misionit ka parandalimin. Në çdo komisariat ka sektorës të veçantë që bëjnë takime në shkolla për mos përdorimit të duhanit dhe drogërave.
Paketa e ssigurisë në shkolla, nuk synon vetëm goditjen e atyre që kryejnë shitje të lëndëve narkotike në shkolla.Paketa ka vënë në funksion të plotë zinxhirin e sigurisë në shkolla, ku përfshihen oficerët e sigurisë, policinë, psikologët në shkolla, stafin pedagogjik etj.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co