Ukraina gjuajti një raketë balistike me rreze të gjatë veprimi të furnizuar nga SHBA në një objektiv rus javën e kaluar dhe gjatë natës, raporton Associated Press.
Ata cituan zyrtarë amerikanë të thoshin se Amerika dërgoi fshehurazi raketa të Sistemit Raketor Taktik të Ushtrisë në një paketë ndihme muajin e kaluar, shkruan Sky News.
Ato u përdorën për të goditur një aeroport ushtarak rus në Krime javën e kaluar dhe trupat ruse në një zonë tjetër të pushtuar gjatë natës.
Një nga zyrtarët tha se SHBA po ofron më shumë nga këto raketa në një paketë të re ndihme ushtarake të nënshkruar nga Joe Biden sot. Ato i japin Ukrainës gati dyfishin e distancës së goditjes – deri në 190 milje (rreth 300 kilometra).
Për muaj të tërë, SHBA-ja “rezistoi” në dërgimin e raketave me rreze të gjatë nga shqetësimi se Kievi mund t’i përdorte ato për të goditur thellë në territorin rus, duke e përshkallëzuar konfliktin.
Lajmi vjen në ditën kur Joe Biden, pas nënshkrimit të një projektligji me vlerë 61 miliardë dollarë për Ukrainën, ka miratuar menjëherë dërgimin e 1 miliard dollarëve ndihmë ushtarake.
Paketa përfshin kapacitete të mbrojtjes ajrore, predha artilerie dhe mjete të blinduara.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co