Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Arabia Saudite do të nënshkruajnë një marrëveshje paraprake për bashkëpunimin energjetik dhe bashkëpunimin në teknologjinë civile bërthamore, tha sekretari amerikan i Energjisë Chris Wright gjatë një konference për shtyp në Riad sot.
Wright tha se më shumë detaje rreth bashkëpunimit bërthamor midis Uashingtonit dhe Riadit do të mësohen në muajt në vijim.
Njoftimi erdhi një ditë pasi Wright dhe delegacioni i tij mbërritën në Riad dhe vizituan Qendrën e Studimeve dhe Kërkimeve të Naftës Mbreti Abdullah.
Riadi është ndalesa e dytë e udhëtimit të tij të parë ndërkombëtar si Sekretar i Energjisë.
Të enjten, ai vizitoi Emiratet e Bashkuara Arabe ku tha se Uashingtoni i konsideron Emiratet, Arabinë Saudite dhe Katarin si partnerë kryesorë për të ndihmuar SHBA-në të përmbushë kërkesën e saj në rritje për energji, të nxitur nga përhapja e teknologjisë së përparuar.
–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co