SHBA dhe BE dënuan aktet dhe tensionet në Kuvend, reagon Sali Berisha: PD ka respekt për partnerët ndërkombëtare, por…

shba dhe be denuan aktet dhe tensionet ne kuvend reagon sali berisha pd ka respekt per partneret nderkombetare por





































Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të ambasadave të SHBA dhe BE që dënuan aktet dhe tensionet që ndodhën një ditë më parë në Kuvend.

berisha

Berisha thotë se respekton partnerët ndërkombëtarë, por shprehet se opozita nuk mund të heshtë para dhunës politike,  që sic tha ai është forma më e egër e dhunës.

” Nëse unë vërtet në fjalën time kërkova që të mos heshtim para dhunës politike që është forma më e egër e dhunës, para burgosjes së një njeriu, i cili nuk mbrojti vetëm interesat e shqiptarëve, por edhe të qytetarëve evropianë, sic është Italia, tha Berisha.

Pyetje: Në momentin e vendimit të gjykatës së apelit i keni kërkuar ndërkombëtarëve të reagojnë, ndërkohë me nisjen e aksionit ambasadat kanë reaguar, a do i marrë parasysh PD deklaratat e ambasadave në Shqipëria për mospasjen e dhunës në parlament dhe terren?

Berisha: PD ka respekt për partnerët ndërkombëtarë, për popujt e vendeve partnere, që sa herë gjenden para një padrejtësie i japin përgjigjen e merituar kujdo. Nëse unë vërtet në fjalën time kërkova që të mos heshtim para dhunës politike që është forma më e egër e dhunës, para burgosjes së një njeriu, i cili nuk mbrojti vetëm interesat e shqiptarëve, por edhe të qytetarëve evropianë, sic është Italia. Por edhe për aq sa administrata e SHBA dhe vendeve të tjera është e interesuar për prerjen e lidhjeve të politikës me krimin, natyrisht unë jam i vetëdijshëm për fuqinë e jashtëzakonshme korruptive të kreut të narkoshtetit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →