Zyrtarë të lartë amerikanë dhe izraelitë pritet të zhvillojnë një takim virtual të hënën për të diskutuar propozimet e administratës së Presidentit Biden për të shmangur ndërhyrjen ushtarake të Izraelit në Rafah, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre tha se Shtetet e Bashkuara i kanë bërë të ditura shqetësimet për një operacion të madh humanitar në qytetin jugor të Gazës, Rafah, ku strehohen më shumë se 1 milion të zhvendosur palestinezë.
“Nëse ata do të nisin zbatimin e operacionit ushtarak, atëherë duhet të diskutojmë këtë. Duhet të kuptojmë se si do ta zhvillojnë ndërhyrjen”, tha ajo.
Zëdhënësja shtoi se diskutimet nga pala amerikane do të drejtohen nga Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu anuloi një vizitë të një delegacioni izraelit të nivelit të lartë pasi Shtetet e Bashkura lejuan miratimin nga Kombet e Bashkuara të një rezolute për armëpushim në Gazë, duke shënuar një pike tjetër të ulët në marrëdhëniet e tij me Presidentit Joe Biden, që nga nisja e luftës.
Dy ditë më vonë, Izraeli i kërkoi Shtëpisë së Bardhë të planifikonte një tjetër takim të nivelit të lartë mbi planet ushtarake për ndërhyrjen në Rafah, thane zyrtarët izraelitë, në atë që u duk se ishte një përpjekje për të zbutur marrëdhëniet mes dy aleatëve.
Shtetet e Bashkuara, të shqetësuara mbi thellimin e krizës humanitare në Gazë, synojnë që Izraeli të shqyrtojë mundësi të tjera ndaj operacionit tokësor./Voa/
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co