SHBA dhe Kina planifikojnë një bisedë telefonike Biden-Xi, ja arsyeja

shba dhe kina planifikojne nje bisede telefonike biden xi ja arsyeja
shba dhe kina planifikojne nje bisede telefonike biden xi ja arsyeja

Shtetet e Bashkuara dhe Kina po planifikojnë një telefonatë mes Presidentit Joe Biden dhe Presidentit Xi Jinping në ditët në vijim, thanë burime që janë në dijeni të diskutimeve, por që nuk pranuan të identifikohen.

Kjo telefonatë do të pasonte bisedën e tyre të fundit në prill të 2024 dhe takimin e tyre ballë për ballë në Kaliforni në nëntor 2023.

Pas bisedimeve me ministrin e Jashtëm kinez Wang Yi të premten e kaluar, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u tha gazetarëve se të dyja palët “theksuan nevojën për të mbajtur linja të hapura komunikimi” mes udhëheqësve kinezë dhe amerikanë.

“Ne gjithashtu ramë dakord për rëndësinë e komunikimit të udhëheqësve. Dhe besoj plotësisht që do ta shohim një gjë të tillë në javën dhe muajt në vijim”, tha zoti Blinken në Nju Jork javën e kaluar.

Ukraina

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se sa herë që është e mundur, synojnë të gjejnë gjuhën e përbashkët me Kinën, qoftë për çështje të tilla si fentanili apo diskutimet mbi rreziqet dhe sigurinë e inteligjencës artificiale. Mbështetja e Kinës për Rusinë në luftën kundër Ukrainës pritet të jetë një temë kryesore në agjendën e Shteteve të Bashkuara.

Të mërkurën, Zëvendës Sekretari amerikan i Shtetit Kurt Campbell tha se Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë të “frenojnë apo kufizojnë Kinën”, por syojnë të sigurojnë një dialog të vazhdueshëm dhe që konkurrenca mes dy vendeve të mbetet “e qëndrueshme dhe të mos priret drejt konfliktit”.

Ai përsëriti gjithashtu shqetësimin në rritje të SHBA-ve dhe aleatëve të saj për firmat kineze që furnizojnë me dronë Moskën, të cilat kanë forcuar ndjeshëm aftësitë e Rusisë në fushës e betejës në luftën e saj kundër Ukrainës./VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →