SHBA: Do të punojmë me Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë për të ruajtur Marrëveshjen e Prespës

shba do te punojme me maqedonine e veriut dhe greqine per te ruajtur marreveshjen e prespes
shba do te punojme me maqedonine e veriut dhe greqine per te ruajtur marreveshjen e prespes

SHBA-të thonë se do të punojnë me Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë për të mbajtur përfitimet e Marrëveshjes së Prespës, pasi kryeministri Hristijan Mickoski në deklarimet publike gjatë kohës së Samitit të NATO-s në Washington nuk e përdori emrin kushtetues të shtetit.

Kur u bë kryeministër, Mickoski tha se brenda vendit do ta përdorte emrin Maqedoni, ndërsa jashtë Maqedonia e Veriut.

Në pyetjen nga “Zëri i Amerikës” nëse Shtetet e Bashkuara do të bisedojnë me qeverinë e re sepse kryeministri nuk e ka përdorur emrin zyrtar të vendit as në Uashington, Departamenti i Shtetit është përgjigjur:

“Marrëveshja e Prespës ishte një arritje historike në zhbllokimin e arritjeve të sigurisë në Evropën Jugore dhe Lindore. Shtetet e Bashkuara mbështesin këtë marrëveshje jetike, ritheksojnë rëndësinë e respektimit të saj dhe do të punojnë me të gjitha palët për të ruajtur përfitimet e saj”.

Për tre ditët e fundit në Washington, Mickoski në deklaratat dhe postimet e tij publike në rrjetin social X, shtetin e quajti Maqedoni. Ai deklaroi publikisht emrin zyrtar të vendit disa herë në një debat në Shkollën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Universitetit Johns Hopkins në Uashington.

Mirëpo, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, gjatë një konference për mediat greke në Samitin e NATO-s në Uashington, tha se kryeministri Mickoski përdori emrin kushtetues të vendit në takimet zyrtare të të gjithë liderëve të NATO-s.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →